Heqja e mandatit të deputetit, rilindasit Koço Kokëdhima, është marrë vesh deri në Kinë. Kokëdhima është kryetar i grupit të miqësisë me Kinën dhe largimi nga parlamenti e lë këtë grup ka drejtues. Këtë fakt e vuri në dukje Fatmir Mediu kur foli për vërshimin e investimeve kineze në Shqipëri. Për faktin që grupi i miqësisë me Kinën nuk e ka më kryetarin, është vënë në dijeni edhe ambasada Kineze në Tiranë, e cila e ka referuar këtë në Pekin, sipas procedurave. /Lapsi.al