Flash

I burgosuri gëlltit celularin, mjekët 8 orë për t’ia nxjerrë

Lapsi.al 14 May 2016
I burgosuri gëlltit celularin, mjekët 8 orë për t’ia

Mjekët kanë mbetur të habitur me rastin e një njeriu i cili kishte gëlltitur telefonin e tij celular.

Ai është një i burgosuri 29-vjeçar, i njohur me probleme psiqike dhe sociale. Pasi gëlltiti telefonin ai pati të vjella për rreth 4 orë.

Në fillim nëpërmjet një fotografimi kirurgët panë se paisja ishte në pjesën e barkut vetëm pak mbi stomak. Pas 8 orësh pajisja kishte lëvizur, por nuk kishte shkuar në zorrë.

Mjekët tentuan fillimisht nëpërmjet një endoskopie me dritë të gjenin telefonin dhe ta tërhiqnin atë nëpërmjet ezofagut të pacientit, por kjo nuk funksionoi.

Mjekët u detyruan të kryenin një prerje të madhe në bark dhe pajisja u hoq me sukses.

Pas kryerjes së operacionit pajisja është matur dhe ka rezultuar të jetë me përmasa 6.8 × 2.3 × 1.1 cm. Ajo është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI