Ndërsa po afron Kampionati Europian i Futbollit, aktualiteti politik në Shqipëri me skandale korruptive e politikanë me të shkuar kriminale, frymëzon njerëzit në rrjet me lloj lloj gjetjesh. I tillë është edhe ky ekip imagjinar futbolli me emrin “Criminal Family Club”.
Siç shihet në formacion janë të gjitha emrat e përfolur të mazhorancës si njerëz me rekorde kriminale.
Porta mbrohet nga ish-deputeti Koço Kokëdhima, ndërsa në krye të sulmit është kryeministri Rama.
Pas tij qëndron ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili. Foto është bërë shumë virale në rrjet, madje e ka postuar edhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
/LAPSI.AL/
