Flash

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Simbolet shqiptare në Marsejë, detaje që nuk mund të na shpëtonin

Lapsi.al 16 June 2016
Simbolet shqiptare në Marsejë, detaje që nuk mund të na

Ashtu siç pritej, tifozeria shqiptare në përballjen me Francën ishte e zjarrtë! Të gjithë ishim dëshmitarë të atmosferës pozitive që bashkëkombasit tanë dhuruan në vigjilje të ndeshjes, teksa pushtuan rrugët e Marsejës me simbolet kuq e zi.

Krahas së përgjithshmes që nuk kishte se si t’i shpëtonte mediave të huaja, të tjera detaje ranë në sy të atyre që kishin shkuar të shijonin eksperiencën e veçantë në Francë.

Kështu, një kompani djathrash francezë kishte zgjedhur si ambalazh për produktin e tyre flamurin Shqiptar! Në hotelet e Marsejës, tifozëve kuq e zi iu servir djathi tradicional me simbolin shqiptar. Shija e tij është e imagjinueshme… dyfish më e mirë!

Nga ana tjetër, në rrugët e qytetit francez u panë shumë automjete me targa shqiptare. Por ndryshe nga ata që kishin shkuar me vetura luksoze, këta punonjës të kompanisë së kafes “Ama”, duket se ishin në udhëtim për “një rrugë e dy punë”. Jo vetëm qejf dhe tifozllik, por dhe promocion e marketing me makinat e branduara “Ama”. 

Të këshilluara

Kaç Islami u prish foton fëmijëve

Pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga Aldo Bumçi "Mos ua prish foton o Kaç", deputeti i PD Kastriot Islami e shijoi në maksimum këtë moment humori. Ai iu bas...

09:56

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI