Pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga Aldo Bumçi "Mos ua prish foton o Kaç", deputeti i PD Kastriot Islami e shijoi në maksimum këtë moment humori. Ai iu bashkua disa fëmijëve që vizitonin ambjentet e Kuvendit për një foto në grup.
Gazetarët që ishin në vendngjarje treguan se deputeti është ai në cep, ndonëse nuk bie shumë në sy pasi ndan me fëmijë të njëjtën gjatësi për shkak të shkallëve.