Kur në Kuvend po debatohej për grabitjen në Rinas, deputetët të shqetësuar kontrollonin portofolin. Foto më lart është marrë nga seanca e 7 Korrikut, në sallën e Kuvendit. Portofoli mban vetëm prerje 50 euro dhe 50 mijëshe në lekë. Është vështirë ta identifikosh deputetin, për shkak se foto është bërë nga pas. Quajeni po të doni demokrat, socialist apo lësëist! Cilëndo teserë që të ketë, portofolin e ka plot.