Aktori i njohur Bes Kallaku ka postuar një foto të cilën e ka quajtur “fotoja e parë e qeverisë teknike”. Ai ka pozuar në krah të kryetarit të Kuvendit dhe njëkohësisht të LSI-së, Ilir Meta dhe Nard Kokës, vëllait të ministrit Lefter Koka. Ai njohet si një nga negociatorët e afrimit të RAmës dhe Metës në darkën e Gjirit të Lalzit.
