Policia e Romës mori një telefonatë urgjente nga një banor se në apartamentin ngjitur tij dëgjoheshin të qara dhe zëra të lartë. 4 efektivë të policisë të patrullave të ndërhyrjes së shpejtë shkuan në vendin e ngjarjes. Fillimisht trokitën te apartamenti dhe derën ua kahpi pas pak çastesh një burrë i moshuar. Në banesë jetonin një 94-vjeçar dhe gruaja e tij 84 vjeç. Policët i kanë pyetur nëse kishte ndodhur diçka apo dikush u kishte bërë keq, por pleqtë panë njëri tjetrin në sy. Ata u kanë treguar se ishin duke parë televizor, por papritur nisën të qanin pasi prej kohësh nuk i kishte vizituar askush.
Policët vunë re se gjendja në shtëpi ishte e mjerueshme. Ishte e dukshme që dy të moshuarit kishin prej kohësh që nuk hanin diçka për të qenë. Efektivët e policisë i kanë pyetur të moshuarit nëse kishin diçka për të gatuar dhe panë se në shtëpi ndodheshin makarona. Ishin policët që gatuan pasta me parmixhano për të moshuarit e vetmuar duke ndenjur me ta për disa orë.
Fotot u postuan në Facebook nga policia e Romës si një ngjarje e veçantë, por me një mesazh për të vizituar gjyshërit tanë. Fotot janë shpërndarë mijëra herë.
