Në Iran nuk mbulojnë vetëm femrat e tyre, por kujdesen edhe për femrat gjermane. Edhe pse këto të fundit nuk e kanë problem të zhvishen, mediat iraniane kanë mbuluar trupin e tyre në fotot e publikuara në gazeta. Ka ndodhur për raportimin e ndeshjes mes Egjipitit dhe Gjermanisë në turneun e volejbollit në plazh, në Lojërat Olimpike “Rio 2016”. Fillimisht shkaktoi kuriozitet veshja e dy lojtareve egjiptiane në ditën e dytë të turneut. Ndërkohë në Iran një agjenci shtypi iraniane, Tasnim Neës Agency ka mbuluar edhe lojtaren gjermane.
