Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Italianët të revoltuar nga seksi në vende publike (foto)

Lapsi.al 25 April 2015
Italianët të revoltuar nga seksi në vende publike (foto)

Italia po vë alarmin. Të rinj që bëjnë seks në rrugët e qyteteve më të mëdha të vendit. Megjithëse i ndaluar me ligj, janë më së shumti turistët, të pastrehët ose të rinjtë e dehur ata që nuk duan t’ia dinë për vendin ku ndodhen për të shprehur dashurinë. Rasti më i fundit ishte ai i dy turistëve francezë në lumin Tevere megjithëse fotot e mëposhtme tregojnë edhe për të rinj të kapur nga aparate celularë në Firenze, Siena, Venezia, Perugia, etj. Tashmë qytetarët kanë shprehur revoltë në rrjetet sociale që të tilla akte të mos ndodhin në publik. Fotot janë marrë nga një shkrim i gazetës "Il Giornale" që i publikonte me titullin "Ja ku ka përfunduar Italia". /lapsi.al/ 

Të këshilluara

7 shenjat se ai ju tradhëton

Ka ardhur pranvera dhe një shprehje thotë se tani “zien gjaku”. Natyrisht gratë tradhtojnë, por thuhet se burrat janë m&eum...

20:24

5 armiqtë e seksit

1 – Atij i pëlqen mëngjesi, po ty? Jo - Po, është e vërtetë pjesa më e madhe e burrave e adhurojnë se...

20:08

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI