Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Studimi/ Kush bën seks rregullisht fiton më shumë para

Lapsi.al 22 April 2015
Studimi/ Kush bën seks rregullisht fiton më shumë para

Njerëzit që bëjnë seks rregullisht, fitojnë më shumë se ata që nuk bëjnë seks rregullisht. Ky është përfundimi i një studimi të bërë nga Universiteti “Anglia Ruskin” në Kembrixh. Ekonomisti Nick Drydakis tha se janë përdorur të dhëna nga 7500 persona që morën pjesë në studim për jetën seksuale dhe të ardhurat nga puna. Ai zbuloi se sa më shumë seks të bëjnë njerëzit, aq më shumë fitojnë. Studimi është publikuar në “International Journal of Manpower”, për shkak se aktiviteti seksual shihet si një barometër për shëndetin, cilësinë e jetës, mirëqenien dhe lumturinë./GazetaExpress/

Të këshilluara

33 rekordet botërore të seksit

Rekorde, çmenduri dhe disa të dhëna që ndoshta nuk i dinit. Ndiqni më poshtë një listë me disa fakte interesante q&eum...

19:29

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI