Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Seks në zyrë? E bëjnë 1 në 10 persona

Lapsi.al 16 April 2015
Seks në zyrë? E bëjnë 1 në 10 persona

Puna është e ndarë nga jeta private? Harrojeni. 1 në 10 persona pranon se ka bërë seks në vendin e punës. Kështu thuhet në një sondazh të Kabel Eins në Gjermani, por gjithçka nis nga fantazia dhe përfundon në realitet. 77% e meshkujve fantazojnë të bëjnë seks me një kolege në zyrë. Ndërkohë 62% e femrave fantazojnë për një të shpejtë në pushimin e drekës me kolegun. Ndërkohë, “Bild” jep disa këshilla se si duhet të jetë seksi në zyrë. Fillimisht duhet të tregoheni profesionistë, nuk ka përkëdhelje, pseudonime apo “fjalë të pista”. Duhet një heshtje absolute: mbajeni vetëm për veten këtë aventurë. Mendoni gjithmonë për pasojat! Zakonisht seksi bëhet gjatë festave apo kur keni konsumuar alkool, por nëse nuk jeni shumë të sigurt në vetvete, mos e ndërmerrni këtë hap. Kufizoni dëmet! Pas seksit, mos mendoni që të ndryshoni marrëdhënien me kolegun apo kolegen tuaj. Vazhdoni si normalisht./GazetaExpress/ 

Të këshilluara

33 rekordet botërore të seksit

Rekorde, çmenduri dhe disa të dhëna që ndoshta nuk i dinit. Ndiqni më poshtë një listë me disa fakte interesante q&eum...

19:29

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI