Seks te zhurmshëm? Është i rrezikshëm sidomos më xhepat e atyre që e bëjnë. Për këju tregon më shumë një 34 vjeçare nga San Martino (Pavia) në Itali që u detyrohet komshinjve 12 mijë euro. Gjithçka nisi në vitin 2009. Komshinjtë u kishin kërkuar shpesh të ulnin zërin gjatë aktivitetit të tyre gjatë natës pasi u zgjonin fëmijët, por asgjë. Për të faktuar në gjykatë atë që ai pretendonte i kishte rregjistruar zërat e tyre (duhet thënë ulërimat) duke ngritur pasi. Rregjistrimet u dëgjuan në gjykatë dhe vendimi sigurisht që ishte më i lehtë.
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.