Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Kuptimet që kanë veprimet pas seksit

Lapsi.al 22 April 2015
Kuptimet që kanë veprimet pas seksit

Ajo që meshkujt bëjnë pas seksit, mund të thotë shumë lidhur me ta, por edhe për marrëdhënien tuaj të ardhshme.

Mbërthen duart dhe këmbët rreth teje

Ai është i preokupuar me ty, gjë që është super, por vetëm nëse edhe ti ndien njësoj për të. Në të kundërtën ai do të jetë vetëm imponues.

Të përqafon dhe të puth në ballë

Ai është shumë i kënaqur me atë që pikërisht ka ndodhur dhe nuk ndien ndonjë impuls të papritur që të ikë. Duket se te tipi i këtillë nuk ekziston fobia nga intimiteti.

Ai ikën

Ashtu siç ikën nga banesa jote, po ashtu do të shkojë edhe nga jeta jote. Ka marrë atë që ka dëshiruar dhe tani dëshiron të vazhdojë aktivitetet e lira./Telegrafi/

Fle gjumë

Ndonjëherë arsye për këtë është vetëm puna e kryer mirë dhe lodhja, por ndonjëherë edhe mosgatishmëria për hapje emocionale, andaj kështu është më së lehtë të shmangen mundësitë e pakënaqësive.

Fillon të të puthë dhe të të përkëdhelë

Keni pushuar pak dhe jeni këndellur, dhe tani është koha për rundin e dytë, po ashtu të mirë.

Shkon për të blerë akullore

Sepse akullorja është ajo që ke dashur, e pra e gjithë ajo që mund të të themi është: mbajeni! 

Të këshilluara

33 rekordet botërore të seksit

Rekorde, çmenduri dhe disa të dhëna që ndoshta nuk i dinit. Ndiqni më poshtë një listë me disa fakte interesante q&eum...

19:29

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI