Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

5 armiqtë e seksit

Lapsi.al 23 April 2015
5 armiqtë e seksit

1 – Atij i pëlqen mëngjesi, po ty? Jo - Po, është e vërtetë pjesa më e madhe e burrave e adhurojnë seksin në mëngjes: është çështje kimie. Niveli i testosteronit është më i lartë gjatë orëve të para të ditës dhe ndaj dëshira seksuale mashkullore shënon një tatëpjetë. Gratë zakonisht preferojnë qetësinë e mbrëmjes, kur rutina e ditës ka përfunduar dhe pasi sapo kanë dalë ndoshta nga një dush relaksues.

2 – Dieta të largon oreksin… seksual – Kujdesi për formën tënde fizike ka efekte poztive te shëndeti dhe vetëbesimi, por djegia me çdo kusht e çdo kalorie mund të ketë pasoja negative për dëshirën femërore. Sidomos për gratë që të ndihen në rregull edhe në çastet e intimitetit është e domosdoshme kjo gjë, por ki parasysh se burrat janë shumë më pak të interesuar të masin centimetrat e dhjamit pao të kontrollojnë celulitin. Braktise veten te gjestet e dashurisë me bindje. T’i lësh hapësirë fizikut tënd pa u gjykuar ka një efekt rrëmbyes.

3 – Hapësirë për pesë shqisat – Prekja është e rëndësishme, jo vetëm në kuptimin erotik, por si moment vëmendje dhe dëgjimi karshi tjetrit. Ledhatimi i lëkurës tonë dhe të partnerit është një takim mes jetëve: ky gjest i thjeshtë ndihmon në gjetjen e intimitetit dhe rrit besimin.

4 – Mërzinë dhe stresin jashtë shtratit – Nuk duhet lejuar që zënkat dhe frustrimet të shtresëzohen derisa ta pushtojnë shpirtin. Arma më e mirë për harmoninë e çiftit është dialogu: përpara se të vraponi për në shtrat flisnin për ato që ju shqetësojnë apo emocionojnë. Mënyra më e mirë për ta rigjetur fillin është ta nisësh dialogun duke thënë “Unë ndihem…”.

5 – Më pak stërmundim profesional – Sipas një kërkimi, aktiviteti fizik e ndihmon dëshirën seksuale. Të ndihesh mirë në trupin tënd dhe të kesh një partner që është në gjendje të ndihet në harmoni në nivel psikofizik të ndihmon të arrish rezultate më dinamike dhe të lumtura. Për më tepër hyn edhe një faktor psikologjik shumë i rëndësishëm: shkathtësia e trupit përkon me lehtësinë mendore. Për trupin duhet të kujdesesh me dashuri, pa vënë objektiva të pamundura dhe kjo do të ndihmojë të gjesh ekuilibër dhe gëzim, emocionin e një jete pa kufij./Express/

Të këshilluara

33 rekordet botërore të seksit

Rekorde, çmenduri dhe disa të dhëna që ndoshta nuk i dinit. Ndiqni më poshtë një listë me disa fakte interesante q&eum...

19:29

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI