Flash

“Daily Star”: Bleona, femra që u vesh më keq në 2014-ën (foto)

Lapsi.al 21 December 2014
“Daily Star”: Bleona, femra që u vesh më keq në

Këngëtarja e cila prej vitesh po synon botën e Hollywood, duket këtë vit ia ka dalë, duke u bërë një emër i njohur në botën e show-bizit amerikan. Portali prestigjoz “DailyStar” ka renditur këngëtaren Bleona Qerreti si një ndër femrat që ka shokuar botën e modës gjatë 2014.

Kujtojmë se, Bleona shokoi me lookun e saj në “American Music Awards” të mbajtur në Los Angeles muajin e kaluar. Ajo tërhoqi vëmëndjen e fotografëve dhe mediave të pranishme me paraqitjen e saj të guximshme gati gati nudo! E ekspozuar në të gjitha pjesët e trupit të saj mbuluar vetëm nga një fustan rrjet, i zi, revista “US Magazine” e ka konsideruar paksa të guximshme zgjedhjen e këngëtares, duke e krahasuar si të ngjashme me shfaqen në Video Music Awards të Rose McGowan në vitin 1998.

“DailyStar” e ka përshkruar këtë përzgjedhje duke thënë se femrat e shoëbizit kanë ditur se si të shokojnë gjatë 2014-ës në tapetin e kuq. E para në renditje është Bai Ling, 48-vjeçarja e cila ka zgjedhur të shëtisë në Beverley Hills me një xhaketë, topless. Në vend të dytë është Rihanna, me veshjen e saj transparente prej gurësh Swarovski, në daljen e Fashion Designers of America.

Në vend të tretë renditet shqiptarja Bleona Qerreti e cila shokoi me fustanin – rrjetë në American Music Awards. Në vend të katër është Nicki Minaj dhe “kostumi” i saj për Halloween. Në vend të pestë renditet Miley Cyrus dhe dalja e saj topless në New York Fashion Week. Dhe në vendin e gjashtë, “DailyStar” rendit Kim Kardashian në kopertinën e revistës “Paper”./lapsi.al/

Të këshilluara

Madonna shkruan shqip në twitter

Mbretëresha e Pop-it Madonna e cila kishte disa kohë që i mungonte muzikës, ka publikuar së fundi gjashtë këngë në formë dhurate, për fansat e saj për Krishtlin...

07:47

Fotot seksi të Dhurata Ahmetajt

Modelja nga Kosova, Dhurata Ahmetaj ka pozuar para aparatit të fotografit Veton Osmani. Ajo kishte deklaruar se para festave të fundvitit do të p...

22:16

Albana Osmani ngre hopa Eneda Tarifën

Që ato të dyja janë shoqe dhe duhen, këtë mund ta thuash jo vetëm nga koha që kalojnë bashkë, por edhe nga fotot që ndajnë me ndjekësit e tyre në rrjetet social...

21:37

Cameron Diaz do të martohet

Aktorja Cameron Diaz është fejuar dhe së shpejti do të martohet. Sipas “Us Weekly” jo rastësish ajo ka mbajtur një una...

19:50

Gjejeni të kujt janë...

Me gjasë nuk e dini kujt i përkasin këto të pasme. Janë të Jen Selter, një bukuroshje që është bërë e njohur vetëm prej tyre. ...

18:29

Erla Mëhilli bëhet nënë

Zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erma Mëhilli bëhet nënë. Lapsi.al mësoi se ajo ka sjellë në jet&e...

17:18

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI