Flash

Ja si u aksidentua Diellza Kolgeci në vetull

Lapsi.al 13 December 2014
Ja si u aksidentua Diellza Kolgeci në vetull

Ish-Miss Kosova Diellza Kolgeci e cila prej pak javësh gjendej në Tiranë për shkak të angazhimit të saj në spektaklin Dancing with the Stars, u aksidentua të premten dhe shpëtoi paq pa ndonjë rrezik serioz. Por, lajmi se ajo u lëndua në vetull gjate provave me balerinin e saj, duket të mos jetë i vërtetë! Kjo, sipas kolegëve të saj artistë, që ishin të pranishëm në palestrën ku ndodhi incidenti jo i këndshëm. Sipas tyre, çarja e vetullës së Diellzës erdhi për shkak të një hutimi momental të bukuroshes: "Ajo ishte duke na përshëndetur ne, sepse po ikte nga salla e provave, kur pa dashje u kthye shumë shpejt dhe u përplas me kokë me cepin e një kollone ku çau edhe vetullën". Kështu e tregojnë kolegët e bukuroshes momentin e aksidentit ndërsa ajo më pas u shoqërua në spital e më vonë u nis drejt Kosovës. Nuk është konfirmuar ende rikthimi i saj ose jo në garë këtë të hënë.

Të këshilluara

Armina i bën "karshillëk" Metës

Armina Mevlani shumë shpejt do të konvertohet në një biznesmene. Ajo ka vendosur të hapë një butik me veshje, këpucë...

12:09

Rihanna shtatzanë, por me kë?

Rihanna mund të jetë në pritje të fëmijës së saj të parë. Lajmin e japin mediat ndërkombëtare që koh...

11:58

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI