Flash

Sërish telashe për “Dancing...”, aksidentohet rëndë Djellza Kolgeci

Lapsi.al 12 December 2014
Sërish telashe për “Dancing...”, aksidentohet

Vijojnë telashet për VIP-at e Dancing ëith the stars”. Pas disa largimeve në minutën e fundit dhe lënies së garës nga Rudi Vata një tjetër konkurrente ka rrezikuar garën. Gazetari Olti Curri ka shkruar një status në profilin e tij në Facebook ku njofton se këngëtarja nga Kosova Djellza Kolgeci është rrëzuar keq dhe është goditur në vetull.

Ja statusi i tij në Facebook: “Aksidentohet duke rrezikuar syrin në provat e Dancig, ylli ekranit të Kosovës Diellza Kolgezi. Duke u përgatitur për koreografinë e radhës konkurrentja e famshme nga Kosova ka rrëshqitur duke u rrezuar keq. Diellza është dëmtuar në vetull shumë pranë syrit duke pasur hemorragji. Menjëherë ajo është transportuar në një spital privat duke marre mjekimin e menjëhershëm ku i është dashur ne qepet ne vendin e çare. Ajo ka lënë provat dhe është nisur për Kosove. I uroj shërim sa më të shpejtë."

Pak orë pas daljes së këtij lajmi vetë këngëtarja i ka thënë portalit “GazetaEkspress” se nuk ka gjë për t’u shqetsëuar. “Është e vërtetë se jam aksidentuar, por jo rëndë. Tani jam shumë mirë” – ka shtuar ajo. Djellza tha se ka lënduar vetullën dhe pas trajtimit mjekësor është më mirë.

Të këshilluara

Armina i bën "karshillëk" Metës

Armina Mevlani shumë shpejt do të konvertohet në një biznesmene. Ajo ka vendosur të hapë një butik me veshje, këpucë...

12:09

Rihanna shtatzanë, por me kë?

Rihanna mund të jetë në pritje të fëmijës së saj të parë. Lajmin e japin mediat ndërkombëtare që koh...

11:58

Dedikimi që preku Rosela Gjylbegun

Këngëtarja Rosela Gjylbegu ka ndarë me miqtë e saj virtualë të rrjeteve sociale një histori mjaft të bukur. Ajo tregon s...

20:43

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI