Flash

Flet Hajrie Rondo: Shpirti ma di sa dua të kthehem në teatër

Lapsi.al 13 December 2014
Flet Hajrie Rondo: Shpirti ma di sa dua të kthehem në teatër

Për herë të parë pas 3 vitesh, Hajrie Rondo foli publikisht për problemet shëndetësore që ka kaluar dhe që e kanë larguar nga skena shqiptare. Aktorja veterane, e ftuar në “Pasdite në Top Channel”, foli për sëmundjen, mbështetjen që ka marrë nga njerëzit e dashur dhe për të ardhmen që do ia kushtojë sërish teatrit.

Sëmundja - Prej disa kohësh i mungoj skenës pasi pata disa probleme shëndetësore. Në këto raste, 60% të meritës e ka lufta e pacientit me sëmundjen, kurajo dhe energjitë pozitive, ndërsa 40% mjekësia. Mbështetja e njerëzve të mi të dashur, spektatorëve dhe profesioni më kanë bërë të shërohem. Më kujtoheshin rolet e mia që gjithmonë kanë qenë role të forta. I thoja vetes që duhet të jetoja për të afërmit, të dashurit dhe spektatorët. Kam patur mbështetje nga Ministria e Shëndetësisë. Ministri Beqaj është treguar shumë i gatshëm, po ashtu si edhe ish-ministri.

Poezitë - Gjithmonë shkruaja poezi kur isha adoleshente, por më pas e lashë. Poezia nuk kërkon të jesh e lumtur dhe e qetë. Ajo është përjetim. Poezitë e mia janë sociale, duke u nisur nga përjetime jo të këndshme. Atëherë nisa të shkruaj seriozisht. Nisa të shkruaja kudo. I kam për veten time për momentin, ia recitoj miqve. E kam hobi poezinë, asgjë tjetër.

E ardhmja - Filmi i fundit ka qenë “Agon”, të cilin e kemi xhiruar në Selanik. Nga ajo kohë kanë kaluar gati tre vite. Më kanë ofruar role në teatër, por ndihesha ende e pafuqishme. Vetëm shpirti ma di dëshirën sa të madhe e kam për rikthim. Teatri ka një ritëm të lodhshëm pune, unë dua të rehabilitohem njëherë e pastaj të vendos, por besoj se nga pranvera do të kthehem.

Mesazhi - Jeta është e bukur dhe e shtrenjtë dhe e kupton vetëm kur kalon probleme. Duhet ta jetoni jetën me gjithë të mirat e saj sepse këtë e kemi në dorë vetë. Jetoni bukur dhe gëzueshëm!

Të këshilluara

Ja si u aksidentua Diellza Kolgeci në vetull

Ish-Miss Kosova Diellza Kolgeci e cila prej pak javësh gjendej në Tiranë për shkak të angazhimit të saj në spektaklin Dancing with the Stars, u aksidentua të pr...

09:58

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI