Flash

Iris Shala: Pas fotove nudo u mbylla 2 muaj në shtëpi

Lapsi.al 30 November 2014
Iris Shala: Pas fotove nudo u mbylla 2 muaj në shtëpi

E paragjykuar deri në maksimum për shkak të zhveshjes për revistën erotike ‘’Playboy’’, gjithsesi nuk ka ndonjë shqiptar që nuk i ka hedhur sytë tek imazhet e nxehta të modeles së njohur. Vitin e kaluar, në muajin korrik, ajo u zhvesh për revistën e njohur erotike duke treguar linjat seksi, disa tatto në pjesët intime e duke rrëfyer kështu edhe jetën e saj në Austri.
 

A jeni një vajzë e hedhur në jetën e përditshme?
Nuk jam tip, njihem si një person që preferoj jetën e kohës së vjetër. Nuk e dua këtë kohë moderne, megjithatë tatto-t më pëlqejnë shumë.

 

Vitin e kaluar shpërtheve me foto nudo, si ndodhi?
Epo te njerëzit ndodh ai moment i shpërthimit ndonjëherë, por duke mos i bërë dëm askujt. Pas këtij shpërthimi që thoni ju, jam ndier si në burg për dy muaj me radhë. Kam qenë e bombarduar nga telefonatat, e-maile e mesazhe të shumta. I vura kusht vetes të mos merrem me askënd, të mos flas me askënd, të mbyllem në vete dhe ta përjetoj ashtu siç unë mendoja se është më mirë.

 

Bëre për vete shumë meshkuj?
Sa u përket meshkujve, unë ndihem më mirë në një marrëdhënie të fortë dhe nuk parapëlqej seks vetëm për një natë. Vetëm një natë erotike të zjarrtë dhe aty të përfundojë gjithçka, jo, jam kundër kësaj. Më pëlqejnë marrëdhëniet e gjata.

 

Ti ke lindur në Prishtinë, e ke përjetuar edhe tmerrin e luftës, a mendoni se keni qenë me fat?
Tepër e vështirë të përshkruhet momenti kur sheh se si shtihet me automatik drejt njerëzve të tu dhe mendon se si mund të shpëtosh nga ajo katrahurë e të jesh akoma gjallë. Për këtë ikje timen nga koha e luftës nuk ndiej keqardhje, e pranova fatin tim. Në jetë ose duhet të jesh shqiponjë, ose një bretkosë. Për shkak se jam shqiptare, më së shumti them se jam shqiponjë, se përvoja të tilla rrallëkush mund t’i përjetojë.

 

Ju irritojnë paragjykimet që po bëhen në rrjetet sociale?
Jo të gjitha, të paktën pjesa më e madhe jo. Madje, për këtë gjë jam duke lexuar literaturë psikologjike, biografinë e Paulo Coelho-s dhe librat e tij.

 

Flisni katër gjuhë, ku merrni më shumë komplimente?
Kur flas anglisht, jam mjaft e amerikanizuar.

 

Do pranoje të kishe krah vetes një mashkull me profesion model, për shembull?
Shumica e modelëve meshkuj janë më shumë se femra, unë dua një supermashkull pranë vetes e jo ‘’meshkuj’’./panorama/

Të këshilluara

Jessie J vizitë Kryeministrit Rama në shtëpi

Këngëtarja britanike Jessie J përpara shfaqjes së saj mbajtur në sheshin "Nënë Tereza" mbrëmjen e 29 Nëntorit, ka qënë për vizitë në shtëpinë e Kryeministrit Ra...

23:00

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI