Flash

Jessie J vizitë Kryeministrit Rama në shtëpi

Lapsi.al 29 November 2014
Jessie J vizitë Kryeministrit Rama në shtëpi

Këngëtarja britanike Jessie J përpara shfaqjes së saj mbajtur në sheshin "Nënë Tereza" mbrëmjen e 29 Nëntorit, ka qënë për vizitë në shtëpinë e Kryeministrit Rama. Këtë e shkruan vetë artistja 26-vjeçare në Instagram, ku ndër të tjera thotë se atje e kanë pritur me lule. Në fakt, nga foto që e shoqëron përshkrimin më sipër, këto ambiente duken më shumë të Kryeministrisë se sa të shtëpisë së zotit Rama. E megjithatë Kryeministri Edi Rama me sa duket u mjaftua vetëm me këtë takim në shtëpi dhe nuk u pa të bëhej pjesë e koncertit të festimeve të 70 vjetorit të Çlirimit. Edhe informacionet nga organizatorët për këtë event ishin të pakta. Jessie J këndoi rreth 1 orë e 30 min disa prej këngëve të reja të albumit të fundit dhe një pjesë të mirë të hit-eve të saj në vite.

Të këshilluara

Edhe Zajmina pozon nudo (foto)

Trendi i zhveshjes së këngëtarëve nuk ka të ndalur. Pasi Bleona doli thuajse cullak, edhe Zajmina Vasjari i ka bërë disa foto...

11:31

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI