Flash

Të gjitha rrenat e Bleonës. E përgënjeshtron dhe mamaja

Lapsi.al 26 November 2014
Të gjitha rrenat e Bleonës. E përgënjeshtron dhe mamaja

Pas zhurmës mediatike që ka shkaktuar duke nxjerrë në publik si gjinjtë, po ashtu edhe të pasmet e saj (këto më mirë ti kish evituar) Bleona Qerreti vazhdon të provokojë. Dhe në mënyrën që i vjen më natyrshëm: Duke gënjyer. Në deklaratat e saj menjëherë pas ndarjes së çmimeve AMA, Bleona u ankua se ajo nuk po gjente mbështetje nga shqiptarët se sipas saj, këta të fundit kishin dy standarde në gjykimin e yjeve të Hollivudit: “Në këto kohë kur në Hollivud dhe Amerikë, personazhet e njohur dalin zhveshur për arsye të ndryshme si marketingu, tregu, fama, nga Shqipëria e largët ata ndiqen, pëlqehen, kritikohen, shahen, por edhe lavdërohen. Kur këtë e bën një vajzë shqiptare që tashmë është pjesë e botës së showbizit në Tokën e Premtuar, nga Shqipëria e largët sigurisht që ndiqet, por edhe sulmohet fort.”

 Pra, sipas saj, mjedisi në Shqipëri ishte me dy fytyra. Por në fakt është vetë Bleona që është e tillë.  Ajo luan në Amerikë duke e bërë historinë e saj më interesante dhe duke e shitur si trajektoren e një vajze që ka arritur të bëhet kaq e “lirshme”, megjithëse vjen nga një vend i prapambetur. “Fotot e saj mbushën edhe mediat në Shqipëri dhe ky fakt i ka sikletosur jo pak babain dhe nënën e saj” shkruan “US weekly” që citon Bleonën dhe vazhdon: “Ata nuk duan të dalin nga shtëpia. S’donin të dilnin as sot. Por unë u thashë: Kjo është gjë e mirë. Ndërsa ata më kthehen: cfarë do të thuash me këtë? Ti ishe lakuriq dje. Unë iu ktheva: Kini besim tek unë.” Por në fakt i gjithë ky rrëfim i këngëtares është vecse një shpikje. Dhe atë e përgënjeshtron, as më pak dhe as më shumë mamaja e saj. E prekur edhe ajo ndoshta nga mania e protagonizmit ka deklaruar një ditë më pas: “Unë jam mamaja e Bleona Qeretit: Jo që nuk ndjehem e turpëruar, por përkundrazi ndjehem e entuziazmuar dhe krenare kur Bleona vlerësohet me superlativa nga media prestigjioze. Jam e prekur nga media që shpërndajnë dizinformacion”.  Oli Qereti, nëna e këngëtares i është përgjiugjur kështu medieve të huaja duke nxjerrë zbuluar vajzën e saj e cila u kish thënë krejt të kundërtën.

Bleona me mamane Olin

Pra edhe njëherë Bleona nuk ka nguruar të shpikë një fabul të rreme. Ajo njëherë “shet” prindrit duke i përshkruar si fanatikë, njëherë gënjen për moshën, një herë tjetër për suksest imagjinare, dhe një herë për historinë që ka pasur me bashkëshortin që e la pasi mori dokumentat.

Ajo është e gatshme të shesë prindrit dhe atdheun prej nga vjen vetëm për pak famë. Dhe ironia është se për këtë kërkon edhe që ta duan në Shqipëri. Kjo vërtet që është shumë. Sepse së paku Bleona mund ti kish kursyer shqiptarët në dy gjëra. Fillimisht mos i përdorte si një vend të mbyllur dhe fanatik, për të bërë kontrast me imazhin e saj. Dhe e dyta, po të qe për tu përfaqësuar në mediat botërore me një palë të pasme, këtë ka me mijra shqiptare që mund të na kishin përfaqësuar më mirë se Bleona. Ndaj dhe publiku nuk ia ka falur këtë krim të dyfishtë.

Ja pse shumkush ndihet i shqetesuar per "imazhin e Shqiperise"

 

Të këshilluara

Ja si ka qene Jozefina nuse

Ish kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli ka publikuar në llogarinë e saj në Facebook një foto me fustanin e nusërisë. ...

09:47

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI