Flash

Arbana Osmani, prezantuese e festivalit të RTSH

Lapsi.al 26 October 2014
Arbana Osmani, prezantuese e festivalit të RTSH

Festivali i 53-të i këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka nisur rrugëtimin në kërkim te këngës që do të na përfaqësojë në Eurovizion 2015, që do të mbahet në Vjenë të Austrisë. Fest 53 do të mbahet në datat 26, 27 dhe 28 dhjetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Prezantimi

Një nga surprizat e këtij edicioni do të jetë, padyshim, prezantimi i cili i është besuar Arbana Osmanit, një prezantueset më të dashura për publikun shqiptar. Edhe pse kohë më parë lajmi qarkulloi në formën e thashethemit, dhe nuk pati asnjë konfirmim nga vetë Arbana, sot IMA ka arritur të zbulojë sipas burimeve zyrtare që oferta e marre nga drejtuesit e festivalit te jete pranuar nga prezantuesja e Top Channel.

Muaj më parë në emisionin “Je mavu” në Ora Neës, Arbana Osmani deklaroi që do heq dorë nga televizioni për shkak të shtatëzanisë së saj, por me sa duket në fund të largimit të saj të përkohshëm nga ekrani ka vendosur të lër gjurmë në historinë e televizionit dhe të ngjisë një hap të rendësishëm në karrierën e saj me prezantimin e një prej eventeve më të shumëpritur të vitit atë të Festivalit të Këngës në Radio Televizionit Shqipetar”. Mendohet që do jetë edhe një moderator tjetër përkrah Arbana Osmanit por nuk kemi ende asgjë zyrtare.

Ķëngëtarët në garë

Shumë artistë të afirmuar kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë edicion si: Venera Lumani, Devis Xherahu, Ronela Hajati dhe Xhani Shqerra. Priten t’i bashkohen këtij festivali edhe shumë emra të tjere big të muzikës shqiptare. Orkestra këtë vit do drejtohet nga mjeshtri Shpëtim Saraçi, ndërsa do të kujdeset për kostumografinë stilisti i njohur Joni Peci.

/Burimi: IMA/

 

Të këshilluara

A është kjo tyta e Kallashit?

Fenomeni i fotove provokuese në rrjetet sociale Kallashi, ka provokuar me një tjetër pozë. Kërcimtatja e tubit nëpër klubet e natës është akuzuar shpesh nga ndj...

09:32

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI