Flash

Berisha mbyll pushimet me rekord të ri në not

Lapsi.al 29 August 2014
Berisha mbyll pushimet me rekord të ri në not

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se vazhdon të thyejë rekordet personale në not. Ditën e prente ai publikoi në faqen e tij zyrtare në Facebook disa foto të shoqëruara me komentin: “Sot nje rekord i ri! Notova me shume se kurre ne jeten time!”

Më poshtë vjen komenti i plotë i ish-kryeministrit që këtë vit ka zgjedhur Gjirin e Lalzit për të kaluar pushimet dhe jo bregdetin e jugut siç bënte kur ishte në krye të qeverisë.

“Te dashur miq, sot une theva nje rekord timin te nje viti me pare. Sot une notova ne det te hapur 153 min, pa llogaritur rezerven, pra notova me shume se kurre me pare. Gjithnje mendoja se rekordet e mia joniane ishin te lidhura edhe me magjine e ujrave te Jonit. Por sot une provova se ato ishin krejtesisht te lidhura me pasionin tim per ujin, notin dhe magjine e ketij pasioni. Gjate notit sot kam shfletuar faqe per faqe librin tim te notit qe nga vitet e femijerise se hershme kur laheshim ne lumenj qe mbusheshin me ujerat e bores qe shkrinte dhe ndonjehere ne Valbone ne kaltersine e saj te akullt, ne liqenj akullnajash ne Alpe, me pas ne rezervuare, liqenjte dhe detrat e vendit, deri tek rekordi i ri personal i sotem. Persosmeria nuk ekziston por une falenderoj Zotin dhe ndjehem krenar dhe i privilegjuar me raportin tim me ujin! sb”

Të këshilluara

Rihanna shijon pushimet në Itali

Pas Kaprit është rradha e ishullit Eolie. Pushimet e Rihannas në Itali nuk kanë të ndalur dhe këngëtarja vazhdon të dhur...

15:56

Bleona godet sërish

Këngëtarja Bleona Qerreti është tashmë e përditshme me fotot e saj në mediat rozë. Kjo është foto e fundit e s...

16:39

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI