Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrwdhwnien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

U martua me një ruse për të humbur gjurmët/ Si u pikas Salvatore Aliu

Elton Qyno 27 September 2026

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni, për kapjen në Rusi të Salvatore alias Shpëtim Aliut në Federatën Ruse, ku Interpol Moska ka njoftuar Interpol Tiranën, se kishte ndaluar një person shqiptar i lançuar në sistem me "pullë të kuqe" për “trafik droge” dhe “organizatë kriminale”.

Mësohet se Shpëtim Aliu, pas problemeve që pati me drejtësinë shqiptare në muajin qershor 2026 është larguar nga Dubai në drejtim të Moskës në Rusi, me shpresën për t'i shpëtuar një arrestimi të mundshëm nga autoritetet e Dubait dhe ekstradimit më pas në Shqipëri, siç ka ndodhur me rastet e tjera.

Aliu ka shfrytëzuar këtë lëvizje për shkak të lidhjeve që ka pasur me një shtetase ruse, më të cilën edhe është martuar. Ai kishte vendosur të jetonte në këtë shtet përmes kamuflimit dhe strehimit nën petkun e gruas.

Por me sa duket identifikimi i kësaj gruaje, ka sjellë më pas dhe zbulimin e vendodhjes së bashkëshortit të saj, Salvatore alias Shpëtim Aliu, i cili është kapur gafil nga policia ruse.

Pas kapjes së tij në Rusi, tashmë Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dërguar letërporosi përmes ministrisë së Jashtme në Federatën Ruse, me qëllim ekstradimin e Aliut në Shqipëri.

Aliu, u shpall në kërkim nga SPAK në muajin qershor të këtij viti, pasi akuzohet sipas hetimeve se ka pasur një rol kyç në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës.

Sipas dosjes hetimore të SPAK, Salvatore Aliu, dyshohet se ka pastruar në Shqipëri të paktën 30 milionë euro, të siguruara nga aktivitetet kriminale.

Një rol të rëndësishëm në menaxhimin e parave dyshohet se ka pasur vëllai i tij, Isa Aliu, i cili rezulton të ketë në pronësi katër kompani, të përdorura, sipas hetimeve, për investime në pasuri të paluajtshme, vila, apartamente, troje dhe ndërtime, përfshirë struktura hoteliere në zona turistike.

Në qershor 2026, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar ndaj Aliut masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Sipas hetimeve, Salvatore Aliu, përdorte platformën e komunikimit SKY dhe identifikohej me disa emra, mes tyre “Dala”, “Qero”, “Qerosi”, “Viktor” dhe “Albo Pelon”.

Në një komunikim të gushtit 2020 me vëllain e tij, Isa Aliu e informon se kishte në dispozicion 6 milionë euro. Dy javë më vonë, Salvatore Aliu e njofton se priste të merrte edhe 20 milionë euro të tjera.

Në komunikimet e zbardhura nga hetuesit, ai dyshohet se i jepte të vëllait udhëzime se si të fshiheshin paratë deri në momentin e investimit të tyre. Ndër sugjerimet ishte edhe vendosja e parave në fuçi 50-litërshe dhe groposja e tyre. /Syri.net

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI