Policia e Elbasanit njoftoi se në lagjen nr. 3 të Cërrikut, një 21-vjeçar me iniciale O. M., duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me një shtyllë.
"Si pasojë e përplasjes, shtetasi O. M. ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërsa pasagjeri, shtetasi D. C., 17 vjeç, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit" - thuhet në njoftim. /LAPSI.al