Flash

Tuchel habit pas Francë–Angli: “Nuk e kuptova që Saka kishte shënuar tre gola”

Trajneri i Anglisë Thomas Tuchel pranoi se nuk e kishte kuptuar që Bukayo Saka kishte realizuar një tripletë. “Nuk e kisha kuptuar fare"

Lapsi.al 19 July 2026

Intervista e Thomas Tuchel për BBC pas fitores 6-4 ndaj Francës pati një moment të pazakontë. Trajneri i Anglisë pranoi se nuk e kishte kuptuar që Bukayo Saka kishte realizuar një tripletë. “Nuk e kisha kuptuar fare, e humba numërimin e golashënuesve,” tha ai. Sulmuesi 24-vjeçar i Arsenal ishte një nga temat më të diskutuara pas gjysmëfinales së humbur ndaj Argjentinës, pasi Tuchel nuk i dha asnjë minutë lojë, duke zgjedhur një qasje tepër mbrojtëse.

Në ndeshjen për vendin e tretë, Saka ishte protagonisti absolut, duke realizuar dy gola në pjesën e parë dhe të tretin nga pika e penalltisë në fund të sfidës. Përfundimisht shumë gola për Tuchel… që humbi numërimin. 

Tuchel as nuk e dinte që Saka kishte shënuar tre gola… “E humba numërimin”

“Bukayo ka treguar se është një lojtar shumë i rëndësishëm dhe kjo nuk ka qenë kurrë në diskutim,” tha Tuchel. “Nuk e kisha kuptuar as që kishte shënuar tripletë. E humba numërimin e golashënuesve. Ai e meritonte plotësisht, ishte i jashtëzakonshëm. Në gjysmëfinale mendova se Morgan Rogers do të ishte vendimtar. Kaq ishte arsyeja. Pastaj ndeshjet të detyrojnë të bësh shumë zëvendësime për shkak të ngërçeve dhe rrjedhës së lojës.”

Më vonë, në konferencën për shtyp, tekniku gjerman sqaroi se kishte treguar kujdes edhe për shkak të problemit në tendinën e Akilit që Saka kishte pasur para Botërorit. “Ndihesha ende përgjegjës si trajner për gjendjen e tij fizike. Ishte një vendim shumë i vështirë ta lija jashtë gjysmëfinales.”

Vetë Saka nuk kërkoi polemika: “Sigurisht që do të doja të luaja më shumë në këtë Kupë Bote… por tani është tepër vonë. U përpoqa të lija gjurmë në fushë. Tani gjithçka ka marrë fund.”

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI