Flash

Basti i çmendur i Drake për fitoren e Argjentinës në Botëror: Spanja shpreson te “mallkimi”

Reperi Drake ka vendosur të bastojë plot 1.5 milionë dollarë për triumfin e Argjentinës në Botërorin 2026, por ai njihet si tersi i sportit.

Lapsi.al 19 July 2026

Argjentina do të fitojë Botërorin duke mposhtur Spanjën në finale. Kjo është ajo që shpreson Drake. Reperi, këngëtari dhe producenti kanadez ka vendosur të bastojë plot 1.5 milionë dollarë për triumfin e Argjentinës në Botërorin 2026. Përtej shumës marramendëse, ajo që tërheq më shumë vëmendjen është fama që Drake ka fituar ndër vite si një “ters” i sportit, pasi ka gabuar parashikime në shumë ngjarje të mëdha sportive.

A do të godasë sërish “mallkimi i Drake”? Argjentina shpreson që jo, ashtu si edhe vetë artisti, i cili ëndërron të fitojë rreth 5.175 milionë dollarë. “Siç thuhet? Do të jetë për herën tjetër… nuk ka nevojë të shtoj gjë tjetër”, shkroi Drake në rrjetet sociale, duke publikuar bastin e tij. Ndërkohë, tifozët nuk humbën rastin për të bërë humor: “Faleminderit Zotit, tani Argjentina mund ta humbasë vërtet.” Spanjollët, nga ana tjetër, shpresojnë që “mallkimi” i tij të funksionojë edhe një herë.

Drake dhe Argjentina kanë pasur edhe më parë “llogari të hapura”. Në vitin 2024 ai humbi një bast prej 300 mijë dollarësh, pasi kishte parashikuar se Kanadaja do ta eliminonte Argjentinën në gjysmëfinalen e Copa America. Në fushë, Argjentina fitoi 2-0 me golat e Julian Alvarez dhe Lionel Messit. Pas eliminimit të Kanadasë, profili zyrtar i kombëtares argjentinase publikoi një foto të lojtarëve të përqafuar me mbishkrimin “Not Like Us”, titulli i këngës së Kendrick Lamar, rivalit të madh të Drake. Tani tifozët argjentinas janë të ndarë mes entuziazmit dhe frikës. Nga njëra anë i pëlqen fakti që Drake ka besuar te skuadra e Scaloni-t, por nga ana tjetër kanë frikë nga reputacioni i tij si “ters”.

Lista e basteve të humbura të Drake është e gjatë. Në finalen e US Open 2025 ai bastoi për Jannik Sinner, ndërsa në Formula 1 humbi para edhe kur Charles Leclerc u detyrua të tërhiqej nga Çmimi i Madh i Spanjës në vitin 2022. Pikërisht për këtë arsye, shumë tifozë spanjollë shpresojnë që edhe këtë herë historia të përsëritet.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI