Flash

Letra e Mbappé për Deschamps, para largimit: “Meritoje një mbyllje më të bukur, por dështuam”

Para ndeshjes Francë–Angli, Mbappe i kushtoi një mesazh prekës Didier Deschamps, i cili drejtoi kombëtaren franceze për herë të fundit pas 14 vitesh në stol.

Lapsi.al 19 July 2026

Kylian Mbappé zgjodhi të fliste me fjalë përpara se ta bënte në fushë. Para ndeshjes Francë–Angli për vendin e tretë në Botërorin 2026, kapiteni i “Gjelave” i kushtoi një mesazh prekës Didier Deschamps, i cili drejtoi kombëtaren franceze për herë të fundit pas 14 vitesh në stol. Një përshëndetje ku ndërthuren mirënjohja, zhgënjimi dhe pesha e një mundësie të humbur: “Meritoje një fund më të bukur, por dështuam.”

Mesazhi lidhet me humbjen 2-0 ndaj Spanjës në gjysmëfinale, që i mohoi Francës mundësinë për të luajtur finalen e tretë radhazi të Kupës së Botës. Sulmuesi i Real Madrid nuk kërkoi justifikime. Menjëherë pas ndeshjes ai pranoi gabimet teknike dhe taktike të skuadrës, duke marrë edhe përgjegjësinë si kapiten. Megjithatë, në mesazhin e tij ai ndau atë humbje nga vlerësimi për të gjithë ciklin e Deschamps.

Mesazhi i Mbappé për lamtumirën e Deschamps

“Njerëzit nuk kanë ditur gjithmonë ta vlerësojnë madhështinë tënde, por koha dhe historia do ta bëjnë këtë”, shkroi Mbappé, duke iu drejtuar drejtpërdrejt trajnerit. Një frazë që duket edhe si përgjigje ndaj kritikave të shumta që Deschamps ka marrë ndër vite për stilin e lojës së Francës, shpesh i konsideruar tepër pragmatik pavarësisht talentit të jashtëzakonshëm që kishte në dispozicion.

Rezultatet, megjithatë, flasin vetë. 57-vjeçari nga Bayonne udhëhoqi Francën drejt titullit botëror në vitin 2018, finales së Katar 2022, triumfit në Nations League dhe finales së Euro 2016. Ishte gjithashtu trajneri që i dha debutimin në kombëtare Mbappé kur ishte shumë i ri, e shoqëroi deri te titulli botëror në moshën 19-vjeçare dhe në vitin 2023 i besoi shiritin e kapitenit.

Ndeshja ndaj Anglisë përfaqësoi aktin e fundit të një bashkëpunimi që zgjati gati një dekadë. Në lojë ishte vetëm vendi i tretë, por për Mbappé dhe shokët e tij kjo sfidë kishte një domethënie edhe më të madhe, edhe pse nuk u arrit: t’i dhurohej Deschamps një fitore në ditën e lamtumirës. E ndoshta ky është një peng i madh për lojtarët francezë. Pas Botërorit do të nisë një epokë e re, me Zinedine Zidane që pritet ta pasojë, edhe pse Federata Franceze ende nuk e ka zyrtarizuar emërimin e tij. 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI