Flash

"Toyota Yaris", GJKKO dërgon për gjykim dosjen ndaj Astrit Vladit dhe Eriona Daupajt

Lapsi.al 25 June 2026

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka përfunduar shqyrtimi paraprak dhe ka vendosur të kalojë për gjykim çështjen penale ndaj Astrit Vladit dhe Eriona Daupajt.


Vendimi është marrë në seancën paraprake të kësja të enjteje, pasi gjykata shqyrtoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për dërgimin e çështjes në gjykim. Sipas vendimit të GJKKO ndaj këtij vendimi nuk lejohet ankim.


Sipas akuzës, Astrit Vladi akuzohet për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim dhe në disa raste, si dhe për “korrupsion aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Ndërsa Eriona Daupaj akuzohet për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “zbulim të akteve ose të dhënave sekrete” dhe “korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Hetimet lidhen me ngjarje të vitit 2020, kur Astrit Vladi dyshohet se i ka kërkuar avokates Lazimi të ndikonte te një gjyqtar që po shqyrtonte çështjen penale ndaj vëllait të tij, Elvis Vladi. Sipas SPAK, Lazimi ka pranuar të ndërmjetësojë kundrejt përfitimeve monetare të parregullta.

Emri i Lazimit doli gjatë hetimeve të dosjes së njohur si “Toyota Yaris”, një prej çështjeve më të bujshme të viteve të fundit. Skandali shpërtheu pasi në vitin 2018 u sekuestruan rreth 3.4 milionë euro të fshehura në dy automjete tip Toyota që kishin mbërritur nga Belgjika në Shqipëri.

Dosja “Toyota Yaris” ka sjellë më herët edhe dënimin e ish-kryeprokurores së Vlorës, Aurela Zarka, si dhe avokatit Radovan Çela.

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 03.04.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 26, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve Astrit Vladi  dhe Eriona Daupaj.” 

2. Në seancën e datës 25.06.2026 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Paulin Çera, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin nr. 17/89, datë 25.06.2026, vendosi: 

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë.

2. Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimeve penale Nr. 26, datë 07.02.2024, në ngarkim të të pandehurve Astrit Vladi, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, e kryer katër herë, parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi (1) e 25 (sipas përmbajtjes para ndryshime me ligjin nr.43/2021) dhe “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 319 e 25 të Kodit Penal dhe Eriona Daupaj, e akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer katër herë, e kryer në bashkëpunim dy herë, të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi (2) e 25 (sipas përmbajtjes para ndryshime me ligjin nr. 43/2021); “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a paragrafi (3); “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer dy herë, parashikuar nga neni 319/ç të Kodit Penal; si dhe të procedimit penal Nr. 26/1/1, datë 18.07.2025, në ngarkim të të pandehurit Astrit Vladi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi (1) të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021).

3. Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për t’u hedhur në short për gjykimin e themelit, e cila do të përbëhet nga tre gjyqtar.

4. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim. Tiranë, më datë 25.06.2026 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. 

Të këshilluara

Shehaj denoncon ligjin e ri të Ramës: Tjetër formë për grabitjen e tokave!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj thotë se projektligji i mazhorancës për kalimin në pronësi të shtetasve të huaj të tokës bujqësore shqiptare është një tjetër mekanizëm i kryeministrit Edi Rama për të vjedhur tokat e qytetarëve shqiptarë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Mundësia thekson se përmes këtij projektligji, tokat publike që […]

14:35

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI