Flash

Shehaj denoncon ligjin e ri të Ramës: Tjetër formë për grabitjen e tokave!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj thotë se projektligji i mazhorancës për kalimin në pronësi të shtetasve të huaj të tokës bujqësore shqiptare është një tjetër mekanizëm i kryeministrit Edi Rama për të vjedhur tokat e qytetarëve shqiptarë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Mundësia thekson se përmes këtij projektligji, tokat publike që […]

Lapsi.al 25 June 2026

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj thotë se projektligji i mazhorancës për kalimin në pronësi të shtetasve të huaj të tokës bujqësore shqiptare është një tjetër mekanizëm i kryeministrit Edi Rama për të vjedhur tokat e qytetarëve shqiptarë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Mundësia thekson se përmes këtij projektligji, tokat publike që duhet të kthehen tek shqiptarët, do të ndahen për ortakët e Ramës, miqtë e tij, oligarkët apo edhe kompani offshore.

“Sot që flasim, toka bujqësore shtetërore nuk mund të shitet tek shtetasit e huaj apo tek kompanitë e huaja. Duke hequr këtë kufizim, kjo mund të ndodhë.

Dhe kjo nuk bëhet sepse Edi Rama do të tërheqë investitorë të huaj dhe as sepse do të përafrojë legjislacionin shqiptar me atë të BE. 

Por e bën sepse do që të ndajë me ortakët e tij, me oligarkët e tij, shpesh të fshehur pas kompanive offshore, tokën bujqësore shqiptare”, shprehet Shehaj.

Në reagimin e tij Shehaj thekson se kjo nuk ka për të ndodhur sepse qytetarët shqiptarë nuk kanë për ta lejuar vjedhjen e radhës. 

“Sepse qytetarët shqiptarë treguan që dinë të reagojnë. Dhe nuk kanë për ta lejuar vjedhjen e radhës. Protesta vazhdon, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen edhe për këtë projektligj skandaloz nëpërmjet të cilit do të vjedhë popullin më të varfër në Europë”. 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI