Flash

Balla refuzon kërkesat e protestuesve dhe i thotë të distancohen nga Irani

Lapsi.al 25 June 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se mazhoranca është e gatshme të bashkëpunojë me çdo forcë politike që përfaqëson qytetarët në Parlament, me kusht që të mbështesë integrimin europian. 

Teksa e lidhi me kërkesat e protestuesve, Balla deklaroi se çdo protestues apo qytetar që përfaqësohet me formacion politik, mazhoranca do të bashkëpunojë, por vendosi si kusht që të distancohen nga Irani dhe Rusia.


“E ndërlidhur me protestuesit, kur çdo protestues, çdo qytetar që do përfaqësohet përmes një formacioni politik dhe ajo do të këtë vende në parlament do të bashkëpunojmë edhe më ta, me kushtin që të mbështesin procesin e anëtarësimit në BE, të jenë të distancuar nga Irani, Rusia dhe aktorë të tjerë jo miqësore me Shqipërinë”, deklaroi Balla për gazetarët në përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.Sa i takon një prej kërkesave të protestuesve që është kufizimi i mandatit të kryeministrit, Balla e hodhi poshtë, duke argumentuar se kushtetua është e re dhe nuk jemi në kushtet për ta ndryshuar.

“Ne jemi një vend që mund të quhemi republike e re, në kuptimin e viteve që kemi me kushtetutën. Ju e dini që jam një partizan i faktit që kemi marrë modelin më të mirë të një republike të pastër parlamentar, modeli më i mirë në vlerësimin tim në BE është ai Gjerman. As në Gjermani dhe as në republikat parlamentare që njoh unë nuk ka kufizim mandatesh. Në rastin e republikave parlamentare kufizimin e bën vota e popullit. Në këtë këndvështrim mos u lodhni kot thuaj atyre, sepse kushtetutën e kemi të re, republikën e kemi të re dhe nuk jemi në kushtet për të ndryshuar formën e organizimit  të shtetit shqiptar”, deklaroi Taulant Balla.

Të këshilluara

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI