Flash

Rama lë Tiranën për t'i sfiduar rusët në Ukrainë

Lapsi.al 25 June 2026

Ndërsa në Shqipëri protestat kanë hyrë në ditën e 26-të dhe mijëra qytetarë mblidhen çdo mbrëmje në Tiranë e qytete të tjera duke kërkuar dorëheqjen e tij, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t'i hipë avionit, të shkojë në Poloni, dhe të flasë për hallet e Ukrainës. 

Nga Polonia, ku mori pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, Rama foli për nevojën e rindërtimit të Ukrainës dhe të ardhmen e saj europiane, a thua se iranianët dhe rusët nuk po i destabilizojnë vendin (siç thotë), madje mu përballë zyrës së tij. 

Në fjalën e tij, Rama tha se “rindërtimi nuk është bamirësi, por strategji” dhe theksoi se “Ukraina po rindërton guximin e Europës. Europa duhet të ndihmojë në rindërtimin e së ardhmes së Ukrainës”, duke i sfiduar kështu rusët aty ku atyre i dhemb më shumë, në Ukrainë. 

Mbetet për t'u parë se kur do të kthehet Rama në Tiranë, për t'i luftuar rusët këtu në luftë hibride dhe jo në Ukrainë ku rusët luftohen në front, haptazi. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI