
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar mëngjesin e së hënës në Patos, pranë banesës së një 33-vjeçari që ndodhet në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Sipas policisë, rreth orës 05:05, Mateos Pashaj ka njoftuar sallën operative pasi ka konstatuar të dëmtuar portën rrethuese të banesës së tij.
Paraprakisht dyshohet se dëmtimi është shkaktuar nga përdorimi i lëndës plasëse. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar personat e përfshirë.