
Një shpërthim me tritol është regjistruar gjatë natës në një dyqan lulesh në zonën e Tufinës, në Tiranë. Biznesi, në pronësi të Asllan Koçit, është bërë sërish objekt i një sulmi me lëndë plasëse, vetëm dy javë pas shpërthimit të parë të ndodhur në të njëjtin ambient.
Ngjarja e fundit ka vënë në lëvizje policinë, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar personat përgjegjës. Deri më tani nuk ka informacion të plotë mbi autorët apo motivet e sulmit. Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse dy shpërthimet kanë lidhje me njëri-tjetrin.