
Një konflikt mes dy të dënuarve në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre, i cili është goditur me një mjet prerës. I plagosuri është Ilir Biba, ndërsa autori i kësaj ngjarje është Muharrem Bugjisha.
Ngjarja është regjistruar më 15 nëntor, ndërsa Bugjisha është arrestuar në flagrancë nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale. Materialet procedurale në ngarkim të tij i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”.
“Në datën 15.11.2026, në IEVP Durrës, nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasit të burgosur M. B., pasi gjatë një konflikti ka goditur me anë të një mjeti prerës shtetasin e burgosur I.B.
Nga AMSEVP dërgohen materialet procedurale për veprime të mëtejshme në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në ngarkim të shtetasit të burgosur M. B. për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit te vendimeve penale”, të parashikuara nga nenet 89 dhe 324/a të Kodit Penal.
Nga AMSEVP po kryhen verifikimet e mëtejshme për punonjësit e kësaj IEVP-je të përfshirë në paligjshmëri”, thuhet në njoftim.