Flash

Sot seanca për Adriatik Llallën në GJKKO, ish-kryeprokurori kërkon parashkrimin e dënimit me 2 vite burg

Lapsi.al 16 November 2026

Sot seanca për Adriatik Llallën në GJKKO, ish-kryeprokurori

Gjykata e Posaçme pritet të shqyrtojë sot kërkesën e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për të konsideruar të parashkruar dënimin me dy vite burg të dhënë ndaj tij në vitin 2021. Seanca është parashikuar të nisë në orën 08:30. Në seancën e mëparshme, SPAK kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me materialet e çështjes dhe shqyrtimi u shty.

Llalla pretendon se dënimi duhet të konsiderohet i parashkruar, pasi kanë kaluar afro pesë vite nga vendimi i formës së prerë dhe ai nuk e ka vuajtur dënimin. Ish-kryeprokurori nuk ishte i pranishëm në seancën e fundit dhe u përfaqësua nga avokati i tij.

Adriatik Llalla vijon të jetë në kërkim nga autoritetet shqiptare. Ai u largua drejt Italisë gjatë hetimeve, ku u arrestua, por nuk iu dorëzua Shqipërisë. Tashmë pritet vendimi i GJKKO-së mbi kërkesën e tij për parashkrimin e dënimit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI