Flash

Himni anglez fishkëllehet përpara Spanjë-Angli: Tuchel buzëqesh me ironi në pankinë

Në momentin kur në stadium po ekzekutohej himni anglez “God Save the King”, një pjesë e madhe e tifozëve vendas nisi ta priste me vërshëllima të shumta.

Lapsi.al 16 November 2026

Himni anglez fishkëllehet përpara Spanjë-Angli: Tuchel

Fillimi i ndeshjes mes Spanjës dhe Anglisë në Nations League, në stadiumin “Metropolitano” të Madridit, u shoqërua me një episod vërtet të pakëndshëm. Pikërisht në momentin kur në stadium po ekzekutohej himni anglez “God Save the King”, një pjesë e madhe e tifozëve vendas nisi ta priste me vërshëllima të shumta. Futbollistët anglezë vazhduan të këndonin të përqendruar, duke u përpjekur të mos dëgjonin vërshëllimat shqetësuese, mosrespektuese dhe të turpshme. Një situatë e ngjashme ishte regjistruar disa ditë më parë edhe në Milano, pak përpara ndeshjes Itali-Francë, kur ishte vërshëllyer himni i skuadrës mike.

Himni anglez fishkëllehet përpara Spanjë-Angli: Tuchel

Edhe në këtë rast, një pjesë tjetër e tifozëve të pranishëm u përpoq t'i heshtte të tjerët përmes duartrokitjeve. Por dëmi në imazhin ndërkombëtar tashmë ishte bërë. Në një moment, kamerat filmuan edhe Thomas Tuchelin, trajnerin e Anglisë. Ai reagoi me një buzëqeshje ironike, një shprehje nervoze që sigurisht nuk ishte aspak e këndshme për të. Gjithçka kishte nisur disa minuta më herët me thirrjet “Ne jemi kampionët e botës”, të cilat më pas u pasuan nga vërshëllimat.

Nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Vërshëllimat gjatë ekzekutimit të himneve kombëtare të kundërshtarëve janë regjistruar tepër shpesh në Spanjë dhe kjo thuajse po kthehet në një problem. Luis Enrique, në Sevilje, ditën kur Spanja siguroi kualifikimin për Kupën e Botës në Katar, ishte ankuar shumë për vërshëllimat gjatë himnit suedez. Në marsin e kaluar, në Villarreal dhe Barcelonë, e njëjta gjë ndodhi me himnet e Serbisë dhe Egjiptit. Në këtë rast, futbollistët anglezë nuk patën asnjë reagim, por më pas duket se e shprehën në fushë gjithë zemërimin për atë që kishin dëgjuar, duke kaluar menjëherë në avantazh me një diferencë prej tre golash.

Nuk dihet qartë se cila ishte arsyeja e vërshëllimave, por sigurisht që nuk ekziston asnjë justifikim, cilado qoftë ajo. Në përfundim të pjesës së parë pati gjithashtu momente tensioni të madh mes futbollistëve, ku protagonistë ishin Bellingham, Cucurella dhe të tjerë, të cilët u përfshinë në një përballje të ashpër ballë për ballë, pak përpara se të futeshin në dhomat e zhveshjes. Përplasja u qetësua pothuajse menjëherë, por tensioni ishte padyshim mbizotërues, sidomos gjatë 45 minutave të para të ndeshjes së zhvilluar në Madrid.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI