
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë akuza të forta ndaj Sara Milës, duke e cilësuar atë “kriminele elektorale” dhe duke kërkuar dorëzimin e mandatit. Pas paraqitjes në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje”, Berisha akuzoi Milën se ka përdorur administratën dhe ndihmën sociale për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve, si dhe se ka përfshirë banda në presionin ndaj kryebashkiakëve në zonëne e Peqinit dhe përreth.
Në prononcimin për mediat, Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama ka organizuar 4300 aktivitete paraelektorale, të cilat, sipas tij, janë të ndaluara me ligj dhe kanë pasur si qëllim ndikimin te zgjedhësit.
Ai u ndal veçanërisht te Sara Mila, duke pretenduar se ajo kishte kërkuar dyfishimin ose trefishimin e ndihmës sociale në fshatrat e Peqinit për të siguruar vota. Gjithashtu, Berisha e akuzoi se kishte urdhëruar përfshirjen e bandave në dhunën ndaj kryebashkiakëve të këtyre zonave.
“Është një kriminele elektorale. Superkriminel është Edi Rama, me të cilin jo që nuk merren, por e mbrojnë, sepse Rama shpërndau në mes të fushatës 100 euro për 760 mijë zgjedhës, në dhunim të ligjeve”, deklaroi Berisha.
Sali Berisha: Në kundërshtim me ligjet, Rama organizoi 4300 aktivitete paraelektorale të ndaluara me ligj për të ndikuar tek zgjedhësit. Sara Mila, është përgjegjëse se ka kërkuar 2-3 fishimin në fshatrat e Peqinit, apo ka future bandat të rrahin kryebahskiakët e këtyre zonave. Është një kriminele elektorale. Super kriminel është Edi Rama me të cilin jo që nuk merren por e mbrojnë, sepse Rama shpërndau në me stë fushatës 100 euro për 760 mijë zgjedhës në dhunim të ligjeve. Sara urdhëroi drejtoreshën e ndihmës sociale në Pein të 3-fishojë ndihmat sociale sepse I duheshin votata. Duhet të dorëzojë mandatin e të shkojë atje ku e Meriton.