Flash

Shkatërrohet plantacioni gjigant i kanabisit në Spanjë, arrestohen disa shqiptarë

Lapsi.al 17 June 2026

Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar një plantacion gjigant kanabisi në Spanjë, ku dhe janë arrestuar disa shqiptarë. Mediat spanjolle shkruajnë se hetimi nisi për shkak të aromave që dilnin nga një banesë në qendrën urbane të Olivës, por gjatë hetimeve u zbulua edhe një banesë e dytë ku dyshohej se po zhvillohej aktivitet kriminal.

Gjatë kontrollit u gjetën 27 kilogramë kanabis në formë sythash, si dhe 670 bimë në gjendje të avancuar rritjeje si dhe u konstatua niveli i lartë teknologjik me të cilin ishin pajisur plantacionet, përfshirë sisteme që parandalonin përhapjen e aromave dhe që vështirësonin zbulimin e tyre nga autoritetet. Të arrestuarit akuzohen për trafik droge, falsifikim dokumentesh, pjesëmarrje në grup kriminal dhe vjedhje të energjisë elektrike.

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI