Flash

Dhunohen bashkëshortët në Fushë-Arrëz, dyshohet hakmarrje pas denoncimit të parcelave me drogë

Lapsi.al 17 June 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Arst, bashkia Fushë Arrëz.

Sipas burimeve të gazetares së Top News Kleida Muka, persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasve Skënder Nika dhe Bardhe Nika.

Raportohet se çifti është dhunuar fizikisht, atyre u janë shlaktuar dënime të rënda me fraktura këmbësh dhe duarsh.

Arsyeja paraprakisht dyshohet se çifti ka sinjalizuar policinë për një operacion antidrogë pak javë më parë.

Parcelat e fidanëve të zbuluar para pak javësh dyshohet se u përkisnin shetasve në kërkim P.Delia bashkë me dy djemtë e tij, ngjarje e ndodhur 1 muaj më parë ku policia gjeti 15 mijë bimë kubik në afërsi të banesave të tyre.

Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI