Flash

Shkatërrohet grupi shqiptaro-grek i kokainës, 9 të arrestuar dhe 4 në kërkim

Lapsi.al 17 June 2026

Një grup kriminal, anëtarët e së cilës ishin aktivë në tregtinë e kokainës në zonat e Athinës, u shpërbë. Pas një operacioni të koordinuar në ambiente të cilat grupi kriminal i përdorte si “strehime” në zona të Athinës, u arrestuan 9 persona, të moshës nga 24 deri në 43 vjeç dhe u shpallën në kërkim 4 të tjerë. Bëhet fjalë për 11 shqiptarë e 3 grekë.

Të arrestuarit shqiptarë janë Ervin Ademi alias Leo 39 vjeç, Elton Plepi alias Toni 42 vjeç, Ervis Tringa alias Niko 38 vjeç, Albert Pali alias Berti 42 vjeç, Bruno Anastasaj alias Thodhori, Kondelina Dhimertika 43 vjeç, Xhulio Kercani 29 vjeç, Malena Alushaj 24 vjeç, ndërsa në kërkim janë shpallur Helis Cato 38 vjeç, Taulant Prifti 47 vjeç dhe Erald Gjata 46 vjeç. Të dyshuarit akuzohen, sipas rastit, për formimin e një organizate kriminale, shkelje të ligjeve për armët, për substancat që shkaktojnë varësi, pastrim parash, shkelje të ligjeve për të huajt dhe falsifikim certifikatash.

Udhëheqësi 39-vjeçar Ervin Ademi ushtronte kontroll të plotë mbi aktivitetet e grupit kriminal, duke dhënë urdhra dhe duke hartuar strategjinë e saj operative, ndërkohë që mbikëqyrte 3 zëvendës udhëheqësit e organizatës. Në të njëjtën kohë, ata i udhëzonin anëtarët e tjerë mbi metodën e trafikimit, u dorëzonin atyre sasitë e kokainës për shitje, ndërsa secili anëtar vazhdonte t’ua shiste drogën klientëve. Nga hetimet e kryera në “zonat operative-strehëza” të grupit kriminal, u gjetën dhe sekuestruan, ndër të tjera 827 gramë kokainë, një sasi e vogël marijuane, 3 pistoleta, karikator nga një armë zjarri luftarake, 119 fishekë, disa telefona celularë, 5 automjete të përdorura për trafik droge, shumat prej 14.505 euro dhe 470 dollarë amerikanë, 3 radio marrëse, 7 peshore elektronike precize, shkop, sprej me piper dhe 3 thika. 

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI