Flash

Sekuestrohen 96 kilogramë kanabis në kufirin greko-shqiptar, dyshohet se u trafikua nga Saranda

Lapsi.al 15 June 2026

Një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar nga autoritetet greke në kufirin greko-shqiptar. Gjatë një kontrolli në një automjet me qira të drejtuar, u gjetën dhe u sekuestruan 90 pako me kanabis të papërpunuar me peshë totale prej 96 kilogramësh e 74 gramë, si dhe një sasi e vogël kokaine, kanabis i përpunuar, 100 euro dhe dy telefona celularë.

Sasia e sekuestruar dyshohet se është trafikuar nga Saranda, duke kaluar përmes fshatrave të Bashkisë Konispol. Mediat greke shkruajnë se në Nea Selefkia të Igumenicës 8 ditë më parë, u sekuestruan rreth 110 kg marijuanë që kishin kaluar nga fshati Çiflik i Konispolit. 

Policia kufitare e Sarandës ka ngritur grupe kontrolli përgjatë kufirit të gjelbër por edhe në zonat detare, për të identifikuar autorët e mundshëm të trafikimit të drogës për të dyja rastet. Ka dyshime se në Sarandë janë riaktivizuar linja të trafikimit të drogës. Kjo pasi në 10 muajt e fundit, janë kapur disa raste të trafikimit të marijuanës me një sasi të kapur prej rreth 540 kg në Igumenicë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI