Flash

Rikthehen dyshimet për shëndetin e Xi Jinping/ Çfarë ndodhi në Uashington

Lapsi.al 4 October 2026

Rikthehen dyshimet për shëndetin e Xi Jinping/ Çfarë

Kërkesat e pazakonta të delegacionit kinez gjatë vizitës së Presidentit Xi Jinping në Uashington kanë rikthyer në vëmendje pyetjet mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe, njëkohësisht, çështjen e trashëgimisë politike në Kinë. 

Sipas raportimeve të Wall Street Journal, zyrtarët kinezë kërkuan që Xi të kishte mundësi të mjaftueshme për të pushuar gjatë takimeve me Presidentin amerikan Donald Trump. Ndër kërkesat ishte edhe vënia në dispozicion e një dhome private në Krahun Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë, ku Xi mund të tërhiqej mes aktiviteteve.

Burimet e cituara nga gazeta raportojnë se vetëm bashkëshortja e tij, Peng Liyuan, mund ta shoqëronte në atë hapësirë, ndërsa pjesëtarët e tjerë të delegacionit, përfshirë shefin e stafit Cai Qi, nuk lejoheshin ta përdornin atë. 

Një tjetër element që ka tërhequr vëmendjen ishte vendimi për të mos zhvilluar një drekë pune mes Xi dhe Trump më 24 shtator. Në vend të saj, axhenda e samitit përmbante një interval prej rreth pesë orësh pa aktivitete zyrtare, kohë që sipas burimeve ishte parashikuar për pushim.

Edhe mbrëmja e mbërritjes së Xi në Uashington nuk përfshinte aktivitete zyrtare. Në ditën e fundit të vizitës, më 25 shtator, qëndrimi i tij në Arkivin Kombëtar të SHBA-së zgjati rreth dhjetë minuta, dukshëm më pak nga sa kishin parashikuar organizatorët amerikanë.

Megjithatë, këto zhvillime nuk përbëjnë në vetvete dëshmi për një problem shëndetësor. Xi kishte udhëtuar rreth 14 orë nga Pekini, ndërsa ndryshimi i orës mund të ketë ndikuar në programin e vizitës.

Sipas personave të njohur me përgatitjet, axhenda e presidentit kinez ishte hartuar duke marrë parasysh kohën që ai mund të qëndronte në këmbë, distancat që mund të përshkonte në këmbë dhe momentet kur do t’i duhej të pushonte.

Dennis Wilder, ish-drejtor i lartë për Kinën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, e cilësoi si të pazakontë krijimin e një hapësire të veçantë pushimi për një lider të huaj gjatë një vizite shtetërore.

Megjithatë, edhe Presidenti Donald Trump, gjatë vizitës së tij në Pekin në fillim të vitit, kishte pasur periudha pa aktivitete zyrtare në axhendë.

Diskutimet mbi gjendjen fizike të Xi Jinping nuk janë shfaqur për herë të parë gjatë vizitës në Uashington. Ato u shtuan pas një vizite të tij në Evropë në vitin 2019, kur u vu re se lëvizte me vështirësi dhe përdorte mbështetëse gjatë ecjes.

Edhe gjatë vizitës së fundit në SHBA, në disa pamje Xi u shfaq duke përdorur kangjellat dhe duke u mbështetur te bashkëshortja e tij gjatë ngjitjes dhe zbritjes së shkallëve.

Megjithatë, Xi prej vitesh është shfaqur publikisht krah Peng Liyuan dhe, në disa raste, duke i mbajtur dorën, ndaj këto pamje nuk mund të konsiderohen në vetvete si tregues i një problemi shëndetësor.

Analistët e politikës kineze gjithashtu nuk kanë raportuar shenja të dukshme të rënies së aftësive të tij njohëse në paraqitjet publike. 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI