
Yan Diomande tashmë është futbollist i Real Madrid, pasi klubi madrilen arriti marrëveshje me Leipzig – pronarin e kartonit të sulmuesit anësor 19-vjeçar nga Bregu i Fildishtë – për një shumë që i kalon ndjeshëm 100 milionë euro, mes 120 dhe 130 milionë euro.
Skuadra e drejtuar (sërish) nga José Mourinho ia doli të mposhtë konkurrencën e PSG-së, e cila deri pak orë më parë konsiderohej favoritja kryesore për transferimin. Më pas, klubi francez u përfshi në ankandin e krijuar pas hyrjes në garë të klubit të Florentino Pérezit, i cili, siç dihet, nuk kursen shpenzimet kur synon një futbollist.
8mins highlights of Yann Diomande? pic.twitter.com/vDuGLfofIO
— Son Of 3ve (@_SonofEve) July 25, 2026
Zemërimi i PSG: "Kërkesa të tepruara, treg i deformuar"
Se sa keq e përjetoi PSG-ja epilogun e kësaj historie të merkatos, e tregon komunikata e publikuar nga klubi i Al-Khelaifit. Në të nuk përmendet Real Madridi, por theksohet qartë se rritja e kostove ishte e papranueshme, pasi klubi kishte arritur një marrëveshje verbale me lojtarin që në muajin qershor.
"Paris Saint-Germain tërhoqi zyrtarisht këtë mbrëmje interesimin e tij dhe i dha fund të gjitha negociatave për Yan Diomanden. Shuma e kërkuar për transferimin, si edhe pretendimet për pagën, ishin krejtësisht të tepruara dhe të tilla që deformuan tregun", thuhet në deklaratë.
"PSG-ja nuk do të largohet nga parimet e saj të menaxhimit rigoroz financiar dhe të ekuilibrit të skuadrës", vijon komunikata. "Si kampione në fuqi e Europës për të dytën herë radhazi dhe klubi më i suksesshëm i viteve të fundit, PSG-ja nuk do të tërhiqet nga inflacioni artificial i çmimeve dhe as nga manovrat e disa ndërmjetësve. Klubi do të vazhdojë, me qetësi dhe besim, strategjinë e tij në tregun e transferimeve."
Mourinho ka një super skuadër, por tani mund të humbasë Vinicius
Në fund fitoi Real Madridi, që realizon goditjen e pestë në një merkato verore deri tani të jashtëzakonshme. Diomande – pas një sezoni të fundit te Leipzigu me 13 gola dhe 10 asistime në 36 ndeshje në total – i bashkohet afrimeve të Denzel Dumfries, Ibrahima Konaté, Bernardo Silva dhe Marc Cucurella.
?? Le communiqué intégral de Luis Campos et Nasser Al-Khelaïfi :
— ParisSG INFOS (@Paris_sginfos) July 26, 2026
« Le PSG a officiellement retiré ce soir son intérêt pour Yan Diomande, ainsi que toutes les offres le concernant. »
« Le montant du transfert et les exigences salariales étaient totalement disproportionnés et… pic.twitter.com/SN6z1hyk8x
Vinicius mund të largohet pas mbërritjes së Diomande
Megjithatë, blerja me një shifër kaq të lartë e futbollistit nga Bregu i Fildishtë, një tjetër anësor sulmues në organikën e Real Madridit, mund të nënkuptojë largimin e Vinicius. 26-vjeçari brazilian ka hyrë në vitin e fundit të kontratës dhe bisedimet për rinovimin kanë mbetur të bllokuara prej muajsh. Arsenali ka nisur të shqyrtojë seriozisht mundësinë e një oferte, e cila, për t’u marrë në konsideratë nga klubi madrilen, duhet të jetë mbi 150 milionë euro. Siç shihet, bëhet fjalë për një realitet krejt tjetër nga merkatoja me investime modeste, me të cilën futbolli italian, i zymtë në çdo aspekt, na ka mësuar vitet e fundit.