Flash

"Pse nuk del Vlora në protestë?"/ Rama në Fier: Vlonjatët nuk i bien gjatë

Lapsi.al 9 June 2026

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sot protestën e qytetarëve gjatë një fjalimi që mbajti në Fier. Ai tha se pse nuk po protestojnë qytetarët e Vlorës duke pasur parasysh se janë afër me investimin që po planifikohet të ngrihet.

Rama tha se vlonjatët duan investimet ndërsa paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë një projekt shumë të madh midis Kavajës dhe Durrësit.

“Pse proteston Tirana dhe nuk proteston Vlora, se Zvërneci është në Vlorë? Pse nuk del Vlora në protestë? Nuk e kam për ballistët e mbetur në Vlorë.

Kryeqyteti i socialistëve është Fieri, ndërsa e pavarur është Vlora. Nëse do ta ngresh uraganin e PS-së, shko në Fier, por nëse do të ngulësh këmbë që Shqipëria nuk shitet, bëhet në Vlorë.

Vlonjatët nuk i bien gjatë, se po t’i binin gjatë do nxirrnin blogerë. Vlonjatët do ta kishin thënë instinktin politik se vlonjatët, Vlora, Fieri dhe ata që jetojnë këtu i kanë thënë punës “mirëmëngjes”.

Shumë shpejt do të shikoni një investim shumë të madh diku midis Kavajës dhe Durrësit. Pse shqiptarët duhet të shohin me zili Greqinë, Kroacinë, Malin e Zi?”, - tha Rama. /LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI