Flash

Shihni PAMJET/ Mijëra qytetarë marshojnë në rrugët e Tiranës

Lapsi.al 9 June 2026

Mijëra qyetetarë po vijojnë marshimin e tyre kilometrik në rrugët e kryeqytetit. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ata kanë kërkuar edhe largimin e kreut të PD-së, Sali Berisha nga opozita.

Nën thirrjet “Opozita jemi në”, qytetarët janë shprehur të vendosur se nuk do ti ndalojnë protestat e tyre pa dhënë dorëheqjen kryeministri Rama. 

Pranë bashkisë, qytetarët kanë përsëritur thirrjen “O Erion, o llir prite Ramën mysafir”. Përmes këtyre protestave ata kanë kërkuar anulimin e projektit të Zvërnecit dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protesta ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare, pasi është shpërndarë edhe në qytete të tjera të vendit dhe diasporë. 

“Rama në burg, Berisha në burg”, “Edi Rama ka mbaru”,  “O Erion, o legen prite Ramën se po vjen” dhe “Opoziat jemi” këto kanë qenë disa nga thirrjet që kanë shoqëruar protestën e tyre.

Në ditën e dhjetë të tubimit të tyre, numri i protestuesve është rritur ndjeshëm. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI