Flash

Pesë ankesa çojnë në KPP tenderat e lavanderive me fond mbi 6.1 milionë euro

Lapsi.al 4 August 2026

Pesë ankesa të paraqitura pas fazës së vlerësimit kanë çuar në Komisionin e Prokurimit Publik tre procedura për shërbimin e lavanderisë në spitale, me një fond limit të përbashkët prej rreth 608.2 milionë lekësh apo mbi 6.1 milionë euro. Tenderët janë zhvilluar nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara dhe lidhen me shërbimin e lavanderisë për Spitalin Rajonal “Memorial” Fier, Qendrën Spitalore Rajonale Berat dhe Spitalin Rajonal Durrës.

Procedura me fondin më të lartë është ajo për furnizimin e shërbimit të lavanderisë në Spitalin Rajonal Durrës, me një fond limit prej rreth 296.98 milionë lekësh. Ankesa për këtë tender është paraqitur nga një operator ekonomik. Për Spitalin Rajonal “Memorial” Fier, fondi limit arrin në 188.48 milionë lekë. Procedura është ankimuar nga dy operatorë ekonomikë, të cilët kanë kundërshtuar rezultatin e fazës së vlerësimit.

Tenderi për furnizimin dhe shërbimin e lavanderisë në Qendrën Spitalore Rajonale Berat ka një fond limit prej rreth 122.76 milionë lekësh. Edhe kjo procedurë ka përfunduar në KPP pas ankesave të paraqitura nga dy operatorë ekonomikë. Në total, bëhet fjalë për pesë ankesa të lidhura me tre procedura të ndryshme prokurimi të hapura në periudha të ndryshme kohore gjatë këtij viti.  Të gjitha ankesat lidhen me vlerësimin e ofertave, duke kaluar shqyrtimin e procedurave te Komisioni i Prokurimit Publik.

Periudha për të cilën kërkohet shërbimi zakonisht lidhet me një afat që shkon disa vite çka bën që edhe vlera e tenderave të jetë e konsiderueshme. Për shembull në rastin e shëbrimit për spitalin “Memorial” në Fier koha që kërkohet për mbulimin e shërbimit është 48 muaj. Po kaq është edhe koha që kërkohet shërbimi për spitalin në Durrës tenderi i të cilit u hap në maj të këtij viti. Kjo nuk është hera e parë që tenderat për shërbimin e lavanderisë në spitalet e vendit përfundojnë të ankimuara teksa ato zakonisht janë pjesë e marrëveshjeve kuadër që do të thotë se për të njëjtin shërbim mund të hyjnë në marrëveshje disa operatorë ekonomikë./Monitor

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Muaji gusht ka nisur me një thellim të mëtejshëm të rënies së Euros në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zy...

14:27

Me sytë katër

PAPARAZZI