Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

PD i përgjigjet fjalimit të Ramës: Ti je kryehajduti i shqiptarëve

Lapsi.al 27 September 2026

Pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama në aeroportin e Rinasit ka reaguar Partia Demokratike me anë të PD-së, Belind Këlliçi. Në një deklaratë nga selia blu, Këlliçi tha se Rama i thirri gazetarët në Rinas për një konferencë të jashtëzakonshme shtypi, por, i frikësuar nga pyetjet, iu kthye monologut të zakonshëm. 

“Foli si një jerm për armiqtë e brendshëm dhe sukseset e mëdha që, sipas tij, këta armiq i pengojnë. Përçartja e Ramës lidhet edhe me atë që ndodhi në New York: foli për inteligjencën artificiale dhe akuzoi popullin e tij si antisemit, në një sallë krejt të boshatisur, ndërsa Vuçiçi ia la fjalën për Kosovën. Atje u prit me protesta, duke nisur nga takimi i parë në Michigan, dhe pas bojkotit total, takimet e vetme që realizoi janë ato me Taulant Ballën dhe Pjerin Ndreun” - tha Këlliçi.

“U kthye nga New York, ku e pritën me protesta dhe përçmim pas shpenzimeve përrallore, të denja vetëm për kreun e një Narkoshteti. Fjalimi i tij për Diellën, i shkruar nga ChatGPT, ngjalli neveri. I rënduar nga barra e çështjeve që rrethojnë qeverisjen e tij, në vend që të dilte përpara gazetarëve, siç kishte njoftuar, u struk në një monolog të turpshëm. Motoja e tij ishte: “Mos kujtoni se ju kam vjedhur”.

Në monologun e tij të vetposhtërimit, Padrino, njëlloj si në rastin e Lubisë, bëri avokatinë e Vlora Hysenit, kësaj zyrtareje pa moral, pa dinjitet dhe pa atdhe, që u emërua në atë detyrë të besimit më të lartë shtetëror, në kundërshtim me çdo kriter e parim. Merita e vetme e saj ishte shkarkimi nga autoritetet e Kosovës për grabitje dhe dorëzim në Beograd, të të dhënave të Shërbimit Informativ të Kosovës” – tha ai.

“Me këtë avokati, Edi Rama dëshmon se ai nuk është peng vetëm i Lubisë, bashkëhajdutes dhe noteres së vjedhjeve të tij prej 27 vitesh, por dhe i Ergys Agasit, Ermal Beqirit dhe Vlora Hysenit, e cila si anëtare kryesore e kësaj organizate të rrezikshme kriminale, si shërbëtore e fëlliqur e karteleve të drogës, si kurizane e koordinatorit famoz të bandave dhe karteleve, vuri në shërbim të këtyre të fundit, me miratimin e Edi Ramës, institucionin e Shërbimit Informativ Shtetëror, sigurinë kombëtare dhe sekretet që Aleanca e Atlantikut të Veriut ua beson vendeve anëtare.

Betimet e tij se ai nuk ka vjedhur, në fakt provojnë të kundërtën. Ti, Edi Rama, je njeriu që ke shkarkuar në mënyrë antikushtetuese kryetaren e ILDKP-së, sapo ajo nisi hetimin për pallatin pesëkatësh të bashkëshortes tënde, të marrë në pajë: një ndërtesë pa fatura doganore, tatimore, bankare apo ndërtimore, e ngritur nga një kompani që fitoi qindra milionë euro në tendera.

Ti, Edi Rama, je njeriu që, në shkelje të Kushtetutës, shkarkove kryetaren e ILDKP-së, sapo ajo nisi hetimin për sarajet e tua: me themele 57 metra të gjata dhe park prej 8,300 metrash katrorë, më të mëdha se Pallati Presidencial, të ndërtuara në një kohë kur ti kishe deklaruar vetëm 3,800 euro dhe 400 mijë lekë kursime.

Ti, Edi Rama, je njeriu që je akuzuar në një raport zyrtar të OSBE-së të vitit 2014 për 200 milionë euro të fshehura në banka offshore.

Ti, Edi Rama, je njeriu që ke firmosur personalisht dhënien e 130 milionë eurove për inceneratorin e Tiranës, tetë muaj përpara se të themelohej kompania së cilës ia dhe.

Ti, Edi Rama, je njeriu që je akuzuar drejtpërdrejtë, për transportimin jashtë vendit, me avionin tënd, të qindra valixheve me euro, por refuzove ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar.

Ti, Edi Rama, je kryehajduti i shqiptarëve, më i madhi i të gjitha kohërave, autori i vërtetë i koncesioneve të sterilizimit, Check-Up-it dhe analizave, përmes të cilave, së bashku me ministrat e tu, keni vjedhur të paktën 300 milionë euro.

Ti je hajduti që, së bashku me Alabari-n tënd, ke vjedhur truall publik me vlerë 3 miliardë euro në Portin e Durrësit.

Ti, Edi Rama, je i vetmi kryeministër që ke përdorur mandatet parlamentare për të bllokuar drejtësinë, jo një, por dy herë. Nuk ia hoqe imunitetin Tahirit, sepse kishe ndarë me të përfitimet e trafiqeve. Nuk ia hoqe imunitetin Ballukut, sepse dosja e saj, me qindra milionë euro në tunelin e Llogarasë, Unazën e Madhe të Tiranës, Rrugën e Arbrit, Aeroportin e Vlorës dhe rrugën Qukës–Qafë Plloçë, është para së gjithash dosja jote, siç dëshmohet, sipas nesh, në çdo faqe të saj.

Ti, Edi Rama, je kryehajduti i shqiptarëve në tërë historinë e tyre. Për të shkatërruar përfundimisht sistemin e prokurimeve, ke shpikur modelin “KAYO”: me të cilin mallrat e blera me paratë e taksapaguesve ia shesin qeverisë tënde të korruptuar, dhe fitimin e ndajnë me ty.

Mund ta kthesh konferencën e shtypit në monolog. Por sot çdo shqiptar, në fytyrën tënde që nxin, shikon fytyrat e zeza kriminale të Lubisë, Ballukut, Ergys Agasit, Ermal Beqirit, Vlora Hysenit, Linda Karçanajt, etj., etj.

Ndaj ti sot, nuk ke më fytyrë e kurajo të dalësh para gazetarëve. Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe Edi Ramën, si kreun e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, si kryehajdutin e shqiptarëve, më të madhin e të gjitha kohërave, si kreun e sistemit të llumrave, Ballukëve, Agasve, Hysenve, Beqirve e qindra e qindra të tjerëve si këta, që kanë ndërtuar në Shqipëri shtetin e hajdutëve dhe mafies.

Prandaj kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës, si kusht themelor, për zgjidhjen e krizës së gjithanshme, që ka kapluar dhe shkatërruar vendin tonë” – tha Këlliçi. ©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI