Flash

Misteri i kartonit të kuq ndaj Paredes pas sherrit në finalen e Botërorit: FIFA e njoftoi, më pas u zhduk

Kartoni i kuq ndaj Leandro Paredes u shfaq në sistemet zyrtare të FIFA-s vetëm pak minuta pas sherrit që shpërtheu në fund të finales mes Spanjës dhe Argjentinës.

Lapsi.al 22 July 2026

Kartoni i kuq ndaj Leandro Paredes u shfaq në sistemet zyrtare të FIFA-s vetëm pak minuta pas sherrit që shpërtheu në fund të finales mes Spanjës dhe Argjentinës. Përjashtimi iu komunikua komentatorëve televizivë dhe u përfshi menjëherë në raportet e para të ndeshjes.

Pak më vonë, megjithatë, kartoni u zhduk dhe doli në pah një e vërtetë krejt tjetër: arbitri Slavko Vinçiç nuk ia kishte treguar kurrë kartonin e kuq mesfushorit argjentinas.

Si lindi konfuzioni

Menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare, ndërsa Spanja nisi festën për titullin botëror, Molina goditi Rodrin me grusht në bark dhe në fushë shpërtheu një përplasje masive mes futbollistëve. Paredes u përball fillimisht me Eric Garcían, duke e shtyrë në zonën e qafës, dhe më pas u konfliktua edhe me Gavin, të cilin e rrëzoi gjatë rrëmujës.

Pikërisht për këto veprime, sistemi informativ i FIFA-s, i përdorur për t’u dhënë informacion komentatorëve, sinjalizoi gabimisht se Paredes ishte ndëshkuar me karton të kuq. Lajmi u përhap menjëherë dhe u publikua nga pothuajse të gjitha mediat.

Kartoni i kuq nuk ekzistoi kurrë

Pak më vonë, kartoni u hoq nga të dhënat zyrtare. Fillimisht u mendua se FIFA e kishte anuluar pas një rishikimi, por nuk ishte kështu. Federata ndërkombëtare i sqaroi BBC-së se bëhej fjalë thjesht për një gabim në sistemin informativ të përdorur për komentatorët. Vinçiç nuk kishte nxjerrë asnjë karton të kuq dhe në atë moment nuk ishte marrë asnjë masë disiplinore ndaj Paredes. Pra, kartoni nuk u anulua, sepse në fakt nuk ishte dhënë kurrë. Konfuzioni lindi nga një informacion i gabuar që u shpërnda nga një kanal zyrtar në momentet kur në fushë mbretëronte kaosi.

Megjithatë, kjo nuk ndryshon atë që tregojnë pamjet. Paredes ishte një nga protagonistët kryesorë të sherrit dhe veprimet e tij ndaj Eric Garcías dhe Gavit mbeten objekt i hetimit disiplinor. Fakti që nuk u përjashtua menjëherë nuk do të thotë se është i pafajshëm për ngjarjet pas përfundimit të ndeshjes. Për gjithçka që ndodhi në fund të finales Spanjë–Argjentinë do të vendosë hetimi i hapur nga Komisioni Disiplinor i FIFA-s.

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI